Egnatia “ngec” në shtëpi përballë Elbasanit

- Bota Sot

Egnatia “ngec” në shtëpi përballë Elbasanit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në këto duele pati emocione, teksa u shënua një total prej 4 golash në Tiranë dhe Rrogozhinë.

Pikërisht në kryeqytet, në “Air Albania”, Dinamo barazoi me shifrat 1-1 ndaj Vllaznisë.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Bismark, në minutën e 43-të. Ndërsa në të 53-tën, Dejvi Bregu humbi një penallti për Dinamon.

Vlen të theksohet se shkodranët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 93-të pas rishikimit në VAR, pasi Erdenis Gurishta u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Faton Nezirit.

Ndërkohë që në minutën e 102-të, Dinamo barazoi shifrat me Dejvi Bregun.

Në krahun tjetër, Egnatia u ndal në barazim në shtëpi përballë Elbasanit. Kjo sfidë u mbyll 1-1, me golat e Eljon Sotës dhe të Ze Gomes. Gjithçka mbetet e hapur për të dy sfidat, në duelet e kthimit.

Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të zhvillohet më 23 prill.



Read it all at Bota Sot