Ilir Daja: Vllaznia ishte më e freskët,

- Bota Sot

Ilir Daja: Vllaznia ishte më e freskët,

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, foli pas barazimit 1 me 1 në “Air Albania” ndaj Vllaznisë, në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, tekniku kryeqytetas deklaroi:

“Ky barazim na bëri mirë, për një fakt, shpresuam deri në fund fare. Besoj që kjo ishte pjesa e asaj që do të shkojmë në Shkodër në një barazim, me humbje do ishte më e vështirë. Në pjesën e parë Vllaznia ishte më e freskët më e fortë për dyluftimet.

Kemi humbur shumë topin e gjatë, nuk e kemi në natyrën tonë të manovrës. Në pjesën e dytë morëm territor, por prishëm ekulibrat, na kanë kapur disa herë në disavantazh. Nëse do të shënohej penalltia e Dejvit, mund të na jepte bonus psikologjik më i madh. Shanset janë 50 me 50 pavarësisht se Vllaznia ishte më mirë se ne.

Ata vinin me dy forca në presin ultra ofensiv, me Bismarkun dhe Dodajn. Duhet të zbrisnim Vilën ose Ditën, për të shmangur presingun e pjesës së parë.

Loja që bëhet në momentin që Nani është më sipër, kur shkon te vija fundore ne e kemi problem.

Mbështetja na futet brenda zonës së vogël të 5 metërshit.

E kemi punuar dhe në stërvitje. E kemi parë edhe në video, kemi marrë gol edhe herën tjetër në këtë formë.

Kemi lojtarë me eksperiencë si Aliji, mbrojtësit e krahut duhet të jenë të vëmendshëm për t’u mbyllur në diagonale. Ndoshta filtri i mesit të fushës duhet të jetë më afër linjës, për të neutralizuar gabimin.

Kemi edhe një ndeshje tjetër, nuk përgjigjem dot në detaje. Kemi punuar në stërvitje, për të shmangur markimin e 3 qendrave tona, qoftë edhe për të hapur lojtarët e qendrës, duhej edhe një tjetër gjë në manovër. Lojtarë të tjerë mund të merrnin topin në gjysmë hapësira”, u shpreh Ilir Daja.



Read it all at Bota Sot