Tjetër asist për të shtyrë ekipin drejt objektivit prestigjioz

- Bota Sot

Tjetër asist për të shtyrë ekipin drejt objektivit prestigjioz

Odise Roshi po përjeton një rini të dytë në këtë sezon në kategorinë e dytë turke, ku vesh fanellën e Keçiorengyçy.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, po bëhet protagonist absolut me gola dhe asiste, duke shtyrë klubin e tij në zonën play-off për ngjiten në Superligë.

Në ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Igdir, Keçiorengyçy triumfoi me rezultatin minimal 1-0 dhe meritë e këtij goli ishte edhe e Roshit, i cili dha asistin.

Ai fitoi topin në të djathtën e sulmit dhe pasoi për Karaogul i cili çoi sferën në rrjetë me një gjuajtje të saktë.

Kjo fitore çon Keçiorengyçy në zonën play-off për ngjitjen në elitë, një objektiv shumë ambicioz i këtij sezoni, që ka ardhur edhe falë 7 golave dhe 5 asisteve që ka regjistruar Roshi, shifra mbresëlënëse për 34-vjeçarin.



Read it all at Bota Sot