Në Kompleksin Memorial në Koshare të Gjakovës, sot nderohen të gjithë heronjtë që ranë në betejën e cila pikërish 27 vjet më parë shënoi thyerjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Beteja që nisi më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për t’i nderuar luftërarët, nën patronatin e u.d.Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiut në orën 11:00 vihen kurora lulesh e bëhen homazhe te varret e dëshmorëve, ndërsa në orën 12:00 mbahet një manifestim me fjalimet e liderëve shtetëror e përfaqësuesve të atyre që luftuan për liri.
Më pas me 11 dhe 19 prill me akademi do të nderohen dëshmorët dhe veteranët e kësaj beteje, që sënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.