Ja episodi që nervozon trajnerin Flick

- Bota Sot

Ja episodi që nervozon trajnerin Flick

“Ka një rast kartoni të kuq për mbrojtësin e Atletico Madrid. Ishte një penallti e qartë, kur portieri e vuri topin në lojë dhe ai (Pubill) e kapi me duar. Ishte i ndëshkuar me të verdhë dhe duhej një i verdhë i dytë në këtë rast. Duhet ta pranojmë, shkoi kështu dhe nuk është një ndjenjë e bukur”.

Këto janë fjalët e Hansi Flick, trajnerit të Barcelonës, pas humbjes 0-2 ndaj Atletico Madrid në çerekfinalen e parë të Champions League. Ai është shfaqur jo pak nervoz edhe në lidhje me gjykimin.

Po për çfarë bëhet fjalë, cilit episod i referohet trajneri gjerman? Në minutën e 54-t, mbrojtësi Pubill, i cili e kishte një të verdhë, kap me duar topin e dhënë për rivënie fundore nga portieri Musso, duke menduar ta sistemonte mirë për ta rivënë në lojë. Lojtarët e Barcelonës protestuan, por arbitri Kovacs vazhdoi lojën dhe nuk u thirr në VAR.

Trajneri Flick pohoi se ndjente keqardhje më shumë për episodet se sa për paraqitjen në tërësi: “Nuk ishte mbrëmja jonë, nuk ishim me fat. Karton i kuq dhe pastaj menjëherë 0-1…

Por jam krenar për skuadrën, bëmë mirë edhe në pjesën e dytë, me një lojtar më pak.

E dimë që ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, por duhet të jemi të qetë dhe pozitivë. Kemi lojtarë me kualitet për të përmbysur ndeshjet. Objektivi është të shkojmë në finale, rruga është e gjatë dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur”.



Read it all at Bota Sot