Milan dhe Juventus në sulm për Lewandowski-n, por ka një problem

- Bota Sot

Milan dhe Juventus në sulm për Lewandowski-n, por ka një problem

 

Dy gjigantët e futbollit italian, Milan dhe Juventus, po ndjekin me interes situatën e Robert Lewandowski, i cili mund të largohet nga Barcelona për një sfidë të fundit të madhe në karrierë.

 

Sulmuesi polak mbetet një garanci golash, duke kaluar rregullisht shifrën e 20 golave në sezon. Megjithatë, klubi katalanas po përpiqet ta mbajë me një kontratë të re me kushte më të ulëta financiare.

Nga ana tjetër, Milan dhe Juventus janë gati të futen në garë, por me një kusht të qartë: një ulje drastike e pagës.

Aktualisht, Lewandowski përfiton rreth 20 milionë euro në sezon, ndërsa klubet italiane mund të ofrojnë vetëm 6-7 milionë euro në vit.

Në sfond mbetet një opsion konkret nga SHBA. Chicago Fire FC janë të gatshëm të barazojnë pagën aktuale të lojtarit në Spanjë, duke i ofruar një kontratë shumë të majme për ta transferuar në MLS.

Kjo situatë e vendos Lewandowskin përballë një zgjedhjeje vendimtare: të vazhdojë në nivelet më të larta të futbollit evropian me Milanin ose Juventusin, apo të zgjedhë një kontratë më të pasur financiarisht në Shtetet e Bashkuara.



Read it all at Bota Sot