Rusët ndalojnë derbin për shkak të Kosovës! Ja çka i pengon

- Bota Sot

Rusët ndalojnë derbin për shkak të Kosovës! Ja çka i pengon

Mendësia primitive nga serbët vazhdon.

Ata po vazhdojnë me provokime të rënda ndaj Republikës së Kosovës.

Serbët kanë dhimbje të madhe në vitet e fundit, sepse nuk po mund të durojnë sukseset e mëdha të futbollit të Kosovës, siç ishte rasti me Kombëtaren e Kosovës, po ashtu edhe me kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit, që arriti deri në play-off të Conference League.

Kulmi i suksesit janë pesë medalje olimpike dhe mbi 40 medalje të nivelit të lartë botërorë nga xhudo dhe dy medalje të bronzta nga boksi i Kosovës, një në Kampionatin Evropian e tjetra në Kampionatin Botëror.

Përderisa Kosova luante në gjysmëfinalen e play-off-it me Sllovakinë në futboll dhe fitoi me rezultat 4:3 në Bratisllavë, pastaj në finalen e madhe me Turqinë për një biletë në Kampionatin Botëror, e gjithë bota shkruante për shtetin tonë, duke lartësuar djelmoshat tanë.

Ndërsa serbët ishin pranë ekraneve televizive dhe para gazetave duke lexuar për suksesin e Republikës së Kosovës dhe të tronditur.

Serbët tani vazhdojnë me primitivizmin e tyre si zakonisht dhe humbjen, si gjithmonë, e festojnë si fitore, siç e kanë traditë.

Mediumi serb “Veçernj Novosti”, ky medium është satelit i kuzhinës së Beogradit, ka shkarravitur si gjithmonë duke bërë propagandë dhe gënjyer veten. 

“Rusët ndalojnë derbin për shkak të Kosovës! I gjithë stadiumi i dërgon një mesazh Serbisë”, është titulli i mediumi serb. 

“Derbi rus midis Zenit dhe Spartak Moskës në Kupën e Rusisë u shndërrua në një festë për sytë dhe veshët e tifozëve në Serbi.

Ndërsa ekipet po luftonin në fushë, nga tribunat bubullonin brohoritjet për Serbinë dhe Kosovën. Rusët konfirmuan edhe një herë se janë vëllezër serbë.

Dihet mirë se tifozët e Spartak Moskës janë në marrëdhënie vëllazërore me tifozët e Yllit të Kuq, dhe se Zeniti është në marrëdhënie të mira me të kuqtë dhe të bardhët sepse kanë të njëjtin sponsor - kompaninë Gazprom”, shkarravit ky medium.



Read it all at Bota Sot