Gara për vendin shtesë në Champions League vazhdon dhe situata po bëhet gjithnjë e më e qartë.
Anglia tashmë është shumë përpara dhe praktikisht e sigurt për ta përfituar një vend ekstra në edicionin e ardhshëm, ndërsa beteja e vërtetë mbetet për vendin e dytë mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Spanja po fiton terren ndaj konkurrencës, edhe falë përballjeve direkte si ajo mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, që i garanton pikë të sigurta një prej skuadrave iberike.
Nga ana tjetër, Gjermania vazhdon të mbetet pranë dhe nuk heq dorë nga objektivi, duke mbajtur gjallë duelin deri në fund të sezonit.
Ndërkohë, pas tyre renditen Portugalia dhe Italia, me këtë të fundit që ka shumë pak shanse për ta arritur vendin e dytë dhe për ta siguruar një vend shtesë në Champions League.
Më pas vjen Franca, që po përpiqet të afrohet, por mbetet ende pas në këtë garë.
Kjo është renditja e përditësuar e koeficientit UEFA:
Anglia – 25.013 (5 skuadra ende në garë nga 9)
Spanja – 20.656 (6 nga 8)
Gjermania – 19.714 (3 nga 7)
Portugalia – 18.900 (3 nga 5)
Italia – 18.714 (2 nga 7)
Franca – 16.678 (2 nga 7)
Polonia – 15.750 (0 nga 4)
Greqia – 13.800 (1 nga 5)
Danimarka – 12.250 (0 nga 4)
Qipro – 12.156 (0 nga 4)
Pra, gjithçka mbetet e hapur për vendin e dytë, me Spanjën dhe Gjermaninë që do të luftojnë deri në fund për një vend shtesë në Champions League sezonin e ardhshëm.