Pas humbjes në ndeshjen jashtë fushe kundër AP Brera nga Strumica, ekipi i Arsimit po përqendrohet në sfidën e radhës të kampionatit.
Stafi i trajnerëve dhe lojtarët analizuan me kujdes ndeshjen e kaluar, dhe tani fokusi është në ndeshjen e sotme (15.30) kundër Makedonija Gjorgje Petrov, një duel me rëndësi të madhe në garën për mbijetesë.
“Atmosfera në ekip është në një nivel të lartë”, - thotë portieri i Gostivarit Dejan Siljanovski dhe shton:
“Pas humbjes në transfertë kundër AP Brera, e cila sipas mendimit tim ishte e pamerituar, ekipi ynë bëri një analizë dhe është përqendruar maksimalisht në sfidën e radhës. I analizuam gabimet dhe jemi të vendosur të reagojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Tani i gjithë fokusi ynë është në ndeshjen e së enjtes kundër Makedonija Gjorgje Petrov. E dimë që na pret një duel i vështirë, por jemi të përgatitur dhe të motivuar.
Qëllimi ynë i vetëm është fitorja. Do të japim maksimumin në fushë për të fituar tre pikët dhe për tu rikthyer në rrugën e fitores”, tha Siljanovski.
Ndeshja Makedonija G.P - Arsimi do të luhet sot në stadiumin në Gjorgje Petrov në Shkup duke filluar nga ora 15:30.