“Jam ndryshe nga sa pritet prej një futbollisti profesionist, kam ruajtur anën time fëmijërore dhe e shijoj jetën”. Kështu u shpreh Weston McKennie për DAZN, duke treguar edhe jetën jashtë futbollit: “Më pëlqen muzika, golfi, kam qen dhe mundohem të mos e kufizoj jetën vetëm te futbolli”.
Ai kujtoi momentin më të vështirë: “Kur theva këmbën më 2022, nuk mund të bëja asgjë. Aty kuptova sa e rëndësishme është jeta jashtë futbollit”.
Për familjen: “Babai më mësoi disiplinën, nëna më çonte në stërvitje. Familja është gjithçka për mua”. Për fillimet: “Luaja futboll amerikan, por zgjodha futbollin modern sepse e doja më shumë”.
Kapitulli “Juventus” – “Besoj se ende nuk e kam kuptuar çfarë do të thotë të jem amerikani i parë që luan për Juventusin, do ta kuptoj në fund të karrierës. Nëse dikush në të kaluarën ka menduar se nuk isha në nivelin e duhur? Epo, besoj se faktet flasin vetë dhe tregojnë atë që kam bërë deri tani. Pastaj secili ka mendimin e vet”.
Për trajnerin Spalletti – “Shkoj shumë mirë me të. Mendoj se çdo futbollist ka nevoja të ndryshme, ka pritshmëri të ndryshme për secilin prej nesh.
Sa herë që e shoh trajnerin më jep një ndjenjë sigurie. Kur të qorton, nuk të qorton kurrë në mënyrë të keqe, e bën gjithmonë për të të përmirësuar. Kam pasur shumë përvoja të ndryshme, disa trajnerë ta ulin moralin, ndërsa Spalletti falë personalitetit të tij të bën të mendosh se duhet të përmirësohesh, të tërheq vëmendjen sa herë që flet, ka eksperiencë, është i mençur.
Përqendrohet shumë te suksesi i skuadrës, thotë gjithmonë se mund të driblosh 4 kundërshtarë, të shënosh dhe të jesh i lumtur, por nëse jep një asist të bukur, njerëzit e lumtur bëhen dy.
Për këtë them se është trajneri më i mirë që kam pasur në karrierë, e tregojnë numrat. Mënyra si e menaxhon skuadrën e bën një trajner të shkëlqyer”.
Të luash me Cristiano Ronaldo – “Ishte e pabesueshme të luaja me të. Kur e takova mendova se gjithçka që dëgjon për të, për profesionalizmin e tij, është e vërtetë. Ktheheshim në tre të natës nga ndeshjet dhe ai shkonte të bënte një banjë me akull në vend që të rehatohej në shtëpi.
Të nesërmen, pas një ndeshjeje të vështirë, ai ishte në palestër duke stërvitur të gjithë trupin. Ishte diçka që duhej ta shihja me sytë e mi për ta besuar”.