Marseille ndërron logon e klubit

- Bota Sot

Marseille ndërron logon e klubit

Olympique Marseille prezantoi logon e re të saj që zëvendëson atë aktuale që ekzistonte prej 22 vitesh. Logoja shkrin simbolet themeluese të klubit në një dizajn modern; struktura e shkronjës M trashëgon atë të 1899, unaza e bardhë të kthen në vitin 1973 dhe linjat dinamike risjellin suksesin e 1986.

Në qendër të revolucionit kromatik është ‘Blue Marseille’, një tonalitet e re e krijuar duke sintetizuar të kaltrën historike të klubit me ngjyrat ikonike të qytetit.

Stema është e projektuar për të qenë e gjithanshme; do të mbajë yllin dhe moton ‘Droit au But’ në kontekstin sportiv, ndërkohë që do të përshtatet me variante kromatike për kontekstet dixhitale dhe institucionale duke shoqëruar një faqe internetit totalisht të re të riprogramuar për të përmirësuar eksperiencën e tifozëve.

Ky evoluim nuk shënon një shkëputje nga e kaluara, por rafinon linjat thelbësore për të projektuar Olympique Marseille drejt një zhvillimi global, duke e lidhur fort të ardhmen e klubit me rrënjët mesdhetare dhe arkivat historike.

‘U bë një zgjedhje e orientuar mes të ardhmes dhe modernes, por pa mohuar të kaluarën dhe identitetin e klubit’-tha Drejtori i Përgjithshëm i Olympique Marseille, Alessandro Antonello.



Read it all at Bota Sot