Besojnë te përmbysja e Barcelonës

- Bota Sot

Besojnë te përmbysja e Barcelonës

Barcelona ka treguar shpeshherë që është skuadër që mund të bëjë përmbysje të mëdha.

Jo vetëm në shtëpi, ku më epikja është ajo 6-1 kundër PSG në Champions, por edhe në transfertë.

Mbrëmë skuadra e Hansi Flik u mposht me rezultatin 0-2 nga Atletiko Madrid në “Camp Nou” dhe të martën i pret një detyrë e vështirë në “Metropolitano”.

Pas fishkëllimës së fundit teksa lojtarët e Barçës po qëndronin në fushë për tu përshëndetur me tifozët, trishtimi dhe hidhërimi kishte mbuluar sytë e tyre.

Fansat jo vetëm që nuk i përbuzën për humbjen, por edhe i mbështetën duke i motivuar në kor.

Ata filluan të thërrisnin të gjithë njëzëri: Si se puede (po, është e mundur).

Katalanasit besojnë te remontada dhe duan që edhe lojtarët të besojnë deri në fund dhe të japin gjithçka për të shkuar në gjysmëfinalen e Championsit.



Read it all at Bota Sot