Sezon i vështirë për Mitajn

- Bota Sot

Sezon i vështirë për Mitajn

Mario Mitaj po kalon një sezon mjaft delikat me Al Itihad.

Trajneri Konseisao nuk e përfshiu sërish dje në skuadër, ndërsa më pas erdhi humbja 3 me 4 ndaj Neom në kampionat. Kjo është sfida e dytë radhazi, që Mitaj përfundon në tribunë.

Klubi ndërkohë nuk duket se po vepron në mënyrë të drejtë me Mitajn.

Një ditë para ndeshjes, u postua në rrjetet sociale për të treguar se ekipi është gati për ndeshjen.

Fabinjo u vendos përballë Mitajt, duke e pyetur nëse ishin gati për nesër. Te mbrojtësi i Kombëtares ndërkohë u shkruajt përgjigjia:

“Ne gjithmonë jemi gati”. Dhe pse u dhanë sinjale që do të përfshihej në skuadër, sërish mbeti jashtë.

Kujtojmë se Mitaj luajti titullar për të dyja ndeshjet e Kombëtares. Dhe pse pa shumë minuta në këmbë gjatë sezonit, shikohet si alternativa kryesore për krahun e majtë të mbrojtjes.



Read it all at Bota Sot