Amad Diallo ka dalë hapur në mbështetje të trajnerit të “Djajve të kuq”, Majkëll Kerrik.
Sulmuesi dha një deklaratë të fortë në lidhje me të ardhmen e pankinës së klubit, duke mbështetur hapur ish-mesfushorin si trajnerin e duhur për ekipin.
“Ne mendojmë se Kerrik është njeriu i duhur dhe jemi shumë të kënaqur me atë që ai po bën”, u shpreh Dialo, i cili vlerësoi përvojën dhe mënyrën se si Kerrik menaxhon skuadrën, duke theksuar raportin e mirë që trajneri ka me lojtarët.
“Ai ka përvojë të madhe për të drejtuar këtë klub.
Ka bërë punë të mirë dhe marrëdhënia e tij me lojtarët është shumë e mirë. Ndonjëherë trajnerë të tillë e rikthejnë klubin aty ku i takon”, përfundoi lojtari anësor.