Merret vendimi për Ernest Muçin

- Bota Sot

Merret vendimi për Ernest Muçin

Trajneri i Besiktas, Sergen Yalcen është më i vendosur se kurrë për skuadrën që do të ketë në sezonet e ardhshme.

Plot 23 lojtarë kanë përfunduar jashtë planeve të tij, duke iu kërkuar drejtuesve që ti japin drejtim në merkaton e radhës për ti sistemuar në klubet ku këta futbollistë kanë oferta.

Mes tyre, është dhe Ernest Muçi i cili është akoma nën huazim te Trabzonspor dhe që pritet të qëndrojë aty akoma më gjatë, pasi ka bindur drejtuesit e klubit për të blerë përfundimisht kartonin e tij. 

Përpos tij, edhe Milot Rashica duket se e ka të shkruar të ardhmen e tij larg kësaj skuadre, pasi Yalcen "ia ka prerë" biletën e largimit dhe sulmuesi i Kombëtares dardane i duhet të gjejë një tjetër ambient për të vijuar karrierën e tij. 

Këto vendime vijnë në prag të përfundimit të kampionatit në Turqi, ku Besiktas renditet i katërti me 52 pikë, 11 më pak se Trabzonspori, skuadër në të cilën luan dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

Duket se humbja terren në kampionat, duke luftuar vetëm për kupat e Europës, ka sjell dhe "fshesën" e Yalcen që nuk kursen askënd për revolucionin që dëshiron të sjellë në skuadër. 



Read it all at Bota Sot