Juventus dhe Spalletti vazhdojnë bashkë deri në vitin 2028

- Bota Sot

Juventus dhe Spalletti vazhdojnë bashkë deri në vitin 2028

Juventusi nuk ka pasur kurrë dyshime, me apo pa një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm: bardhezinjtë do të ecin përpara me Luciano Spallettin.

Rinovimi i kontratës së trajnerit toskan tani është përfunduar dhe ai do të mbetet në stolin e Juventusit për dy sezonet e ardhshme.

Pas javësh negociatash, Spalletti dhe bardhezinjtë arritën një marrëveshje, pavarësisht pozicionit të tyre përfundimtar në kampionat.

Kontrata do të zgjatet deri në vitin 2028.

Spalletti mbërriti në Torino në fund të tetorit pas shkarkimit të Tudor dhe kishte nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit. Njoftimi pritet në orët e ardhshme, me shumë mundësi para ndeshjes kundër Atalantës.



Read it all at Bota Sot