Ndeshja që tronditi Kosovën! Ja kush e sulmoi Spahiun në sy të Isa Mustafës në ndeshjen e Prishtinës

- Bota Sot

Ndeshja që tronditi Kosovën! Ja kush e sulmoi Spahiun në sy të Isa Mustafës në ndeshjen e Prishtinës

Java e 17-të e Ligës Unike të Kosovës, e diel, 17 nëntor 1996, do të mbetet gjithmonë në kujtesën e secilit futbollist, akterëve të lojës dhe dashamirëve të futbollit për atë që ndodhi në fushën e Hogoshtit pas ndeshjes Kitka – Prishtina, e cila përfundoi me rezultat 3:3.

Dy gazetat javore sportive të asaj kohe, “Top Sporti” dhe “Sport Plus”, raportonin se në shpatin e Hogoshtit përreth fushës ishin rreth 10.000 shikues, ndërsa e përditshmja e asaj kohe “Bujku” raportonte për rreth 6.000 shikues.

Në sytë e vëzhguesit Haki Demolli, u sulmuan rëndë gjyqtarët e ndeshjes. Ishte një nga ndeshjet më trishtuese pas incidentit në Sadovinë e Jerlive, që kishte ndodhur mes Ferizajt dhe Dritës së Gjilanit, ku publiku vendas kishte rrahur keq futbollistë ferizajas dhe i kishte ndjekur ata edhe nëpër shtëpitë e fshatit.

Cili ishte trishtimi më i madh i kësaj sfide Kitka – Prishtina?

Iljaz Spahiu u sulmua pothuajse nga mbi 100 persona; nuk dihej kush po ndante e kush po godiste. Po ashtu edhe referi anësor Isa Mustafa u sulmua rëndë.

“Hije të zezë i qitën kësaj ndeshjeje disa shikues të pandërgjegjshëm, të cilët pasi përfundoi ndeshja, sulmuan fizikisht referin anësor Isa Mustafën, ndërsa një grup tjetër hyri në fushë dhe në mënyrë të paskrupullt sulmoi fizikisht edhe referin kryesor Iljaz Spahiun”, ka shkruar gazeta “Bujku” në numrin e ditës së hënë, më 18 nëntor 1996.

Në fanellën e Prishtinës u paraqitën emra të njohur, si portieri Ahmet Beselica, Arbnor Morina, Milaim Humolli, Abdullah Rafuna, Hysni Dragaçina, Suad Keçi, Eroll Salihu, Afrim Tovërlani, Visar Aliu, Muharrem Sahiti, Fatmir Namani, Florim Humolli etj.

Prishtina u shpall kampione vjeshtore me 45 pikë, tri më shumë se Besa e Pejës, ndërsa Gjilani ‘95 renditej në vendin e tretë me 31 pikë, pasuar nga Liria me 31 pikë, Unitedi 27, Kitka 26, Besëlidhja 25, 2 Korriku 23, Flamurtari 22, Llapi 21, Ballkani 21, Vëllaznimi 20, Kosova 20, Minatori ’89 me 19 pikë, Ulpiana 16, Dukagjini 13, Feronikeli 9 dhe Skenderaj me 8 pikë.

Java e 17-të, 17 nëntor, 1996

Kitka – Prishtina 3:3

Fusha në Hogosht.

Shikues 6.000.

Gjyqtarë: Iljazz Spahiu, anësorë Isa Mustafa e Lulzim Defçe.

Shënues: B. Ramadani (30), Morina (38), Zahiri (83) - Sahiti (28), Rafuna (70 - nga penalltia) e Tovërlani (82).,

Kartona të verdhë: Ramadani - Rafuna e Keçi.

Kitka: Sermaxhaj, Kastrati, Ademi, J. Sermaxhaj, Ramadani, Ahmeti, Morina, S. Sermaxhaj (Kryeziu), Z. Sermaxhaj, Dërmaku dhe Zahiri.

Prishtina: Beselica, Namani, Gashi (F. Humolli), M. Humolli, Morina, Rafuna, Salihu, Keçi, Sahiti, Tovërlani dhe Dragaçina (Aliu).



Read it all at Bota Sot