Mesfushori i Bayernit të Mynihut, Michael Olise, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm dhe tashmë ka vënë në shënjestër një rekord historik në futbollin europian.
Me asistin për Harry Kane në golin e dytë në fushën e Real Madridit, Olise ka arritur në kuotën e 29 asisteve në 41 ndeshje këtë sezon. Një shifër mbresëlënëse që e afron shumë me rekordin e asistimeve në një sezon të vetëm.
Ky rekord mbahet nga Henrikh Mkhitaryan, aktualisht pjesë e Interit, i cili në sezonin 2015/16 realizoi 32 asiste dhe 23 gola në 52 ndeshje me fanellën e Borussia Dortmundit.
Forma e shkëlqyer e Olise e ka kthyer atë në një nga lojtarët më vendimtarë të Bayernit këtë sezon, ndërsa tani i duhen vetëm edhe disa asiste për të hyrë në histori.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, mesfushori francez ka të gjitha mundësitë për të thyer një rekord që prej vitesh konsiderohet i jashtëzakonshëm.