Europa League rikthehet sonte me tri ndeshjet e çerekfinaleve.
Një nga përballjet me të ‘nxehta’ të këtij rrethi është dueli mes Bologna-s dhe Aston Villas.
Bologna pret në shtëpi Aston Villa, në një duel që pritet të jetë i fortë dhe i hapur për çdo rezultat.
Skuadra italiane po kalon një sezon pozitiv dhe synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të hedhur hapin e parë drejt gjysmëfinales.
Në anën tjetër, Aston Villa vjen me ambicie të mëdha dhe formë të mirë, duke kërkuar një rezultat pozitiv si mysafir për ta vendosur kualifikimin në ndeshjen e kthimit.
Ky duel pritet të sjellë ritëm të lartë, përballje taktike interesante dhe emocione deri në fund, ndërsa të dy ekipet synojnë të kalojnë në gjysmëfinalen e kësaj garë, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.
Ndeshja Bologna-Aston Villa nis në orën 21:00.