Juve dhe Milan vihen pas anësorit të Napolit që do largohet në fund të sezonit

- Bota Sot

Juve dhe Milan vihen pas anësorit të Napolit që do largohet në fund të sezonit

Leonardo Spinacola po bëhet gati t’i japë lamtumirën Napolit në fund të këtij sezoni.

Futbollisti është në muajt e fundit të kontratës dhe klubi nuk ka bërë asnjë lëvizje për të siguruar një rinovim të tij, edhe pse ka qenë një nga elementët më të qëndrueshëm të ekipit në këto vite.

Sipas mediave italiane, në këtë situatë, janë vënë menjëherë në kontakt dy nga emrat e mëdhenj të Serisë A, Milani dhe Juventusi. I pari i ka ofruar menjëherë një kontratë dyvjeçare me shifra të rëndësishme për firmën.

Ndërkohë, Juventusi po projekton kthimin “në shtëpi” të lojtarit 33-vjeçar i cili ishte në periudhën 2010-2019 i regjistruar si pjesë e bardhezinjve, por duke u dhënë vazhdimisht në huazim para se të largohej përfundimisht drejt Romës në vitin 2019.



Read it all at Bota Sot