Ismet Shabani e Fatlik Krelani, dy emra që nuk harrohen

- Bota Sot

Ismet Shabani e Fatlik Krelani, dy emra që nuk harrohen

Kosova ndër vite ka dhënë emra të shquar të futbollit.

Në periudha të ndryshme dolën emra të mëdhenj që lanë gjurmë të pashlyeshme kudo që luajtën.

Gjithsesi, duhet veçuar edhe dy emra që edhe sot përmenden me krenari për teknikën dhe lojën që treguan në vitet e arta të tyre.

Është fjala për Ismet Shabanin dhe Fatlik Krelanin. Si njëri, ashtu edhe tjetri, ka kohë që nuk janë më në këtë botë, por veprat e tyre gjithmonë do të mbeten në kujtesën jo vetëm të dashamirëve të futbollit.

Ismet Shabani me sukses kishte luajtur për Borcin, siç quhej në atë kohë (sot FC Ferizaj), pastaj për Flamurtarin e Prishtinës dhe Lepencin e Kaçanikut, ndërsa më vonë ishte edhe kryetrajner i Ferizajt, IMK Çelikut dhe Vllaznisë së Pozhoranit.

Fatlik Krelani, sipas gjeneratave të tij dhe atyre që e mbajnë mend, ka qenë një teknik i përkryer i lojës, si rrallë kush në atë kohë.

Ai ishte futbollist i Borcit të Ferizajt, siç quhej atëherë, më pas i Lepencit, Flamurtarit të Prishtinës dhe Vëllaznimit të Gjakovës, duke luajtur si mesfushor ofensiv, kryesisht në krahun e majtë.

Shabani e Krelani janë dy emra që dhanë shumë për futbollin dhe sportin në përgjithësi, dy emra që nuk harrohen kurrë dhe që mbahen mend për lojën e tyre magjike në fushën e blertë.



Read it all at Bota Sot