Shqiptari shtang Millosheviqin e Partizanit të Beogradit

- Bota Sot

Shqiptari shtang Millosheviqin e Partizanit të Beogradit

Skuadra nga Sanxhaku, Novi Pazari, sot ka qenë e pafat në përballje me Partizanin e Beogradit.

Novi Pazari ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga skuadra rivale.

Ndeshja u luajt në Novi Pazar, por pa shikues, për shkak dënimit skandaloz nga federata e futbollit serb.

Futbollisti shqiptar, Driton Camaj, si gjithnjë ishte në fushë nga minuta e parë, duke treguar angazhim dhe lojë të mirë, por goli i tij nuk mjaftoi kundër skuadrës beogradase.

Camaj shënoi një eurogol nga rreth 17 metra në minutën e 45+1 për rezultatin 1:1.

Goditja e tij përfundoi në këndin e epërm të djathtë, ku portieri Marko Millosheviq nuk kishte asnjë mundësi të prekte topin, për shkak të shpejtësisë së madhe të goditjes.

Camaj tashmë ka shënuar 6 gola gjatë këtij edicioni.

Pas javës së 30-të në kampionatin serb, Novi Pazari renditet në vendin e pestë me 47 pikë, ndërsa rivali Partizani i Beogradit ndodhet në vendin e tretë me 61 pikë.



Read it all at Bota Sot