“Nuk e mbajti presionin”, në Itali zbulojnë vendimin e bujshëm për të ardhmen e Kristjan Asllanit

- Bota Sot

“Nuk e mbajti presionin”, në Itali zbulojnë vendimin e bujshëm për të ardhmen e Kristjan Asllanit

Sezoni 2025-2026 nuk do të ketë një nga ata të cilët Kristjan Asllani do të kujtojë me nostalgji, të paktën deri tani. Futbollist i Kombëtares shqiptare pa fillimisht të largohej nga Interi drejt Torinos e më pas drejt Beshiktashit, i dhënë në të dy rastet në huazim. Por e ardhmja e tij është shumë e pasigurt dhe në Itali, insistojnë për një skenar që del jashtë parashikimeve që ishin bërë deri tani për mesfushorin.

Në bilancin që “Gazzetta Dello Sport” u ka bërë lojtarëve të huazuar nga Interi në klube të tjera, një pasazh i kushtohet edhe Asllanit, duke paralajmëruar se ne verë ai do ta shohë veten përsëri mes katër rrugësh.

“Nuk është pozitiv sezoni i mesfushorit shqiptar, të cilin Interi e mori nga Empoli si një Ccalhanollu të ardhshëm, por që nuk ia doli ta mbante presionin. Këtë vit, Asllani e filloi në huazim te Torino, por gjithashtu nuk arriti të gjente veten atje, aq sa bindi drejtuesit e klubit t’i përfundonin kontratën para kohe. Një zgjidhje u gjet me Beshiktashin në javën e fundit të janarit, por debutimi i tij ishte një makth: ai hyri si zëvendësues në minutën e 76-të të ndeshjes kundër Koniasporit, vetëm për t’u përjashtuar shtatë minuta më vonë dhe për të marrë një pezullim prej dy ndeshjesh.

Ai më pas u bë titullar, por totali i tij është vetëm 1 asist në 8 ndeshje dhe performancat e tij në përgjithësi janë mesatare ose nën nivelin e duhur. Prandaj, është e vështirë që klubi turk të vendosë të ushtrojë opsionin për ta blerë, i cili ishte vendosur në rreth 12 milionë euro”, shkruhet në artikullin e gazetës sportive italiane për situatën e Asllanit.



Read it all at Bota Sot