Martinelli vendos për të ardhmen, s’dëshiron largimin nga Arsenali

- Bota Sot

Martinelli vendos për të ardhmen, s’dëshiron largimin nga Arsenali

Sulmuesi anësor i Arsenal, Gabriel Martinelli, raportohet se është i vendosur të qëndrojë në klub, pavarësisht spekulimeve të fundit për një largim të mundshëm gjatë verës.

24-vjeçari brazilian nuk ka arritur të sigurojë një vend të padiskutueshëm në formacionin startues, që prej transferimit të tij nga Ituano FC në vitin 2019. Kjo situatë ka shtuar zërat se klubi londinez mund të konsiderojë shitjen e tij për të sjellë një përforcim në krahun e majtë të sulmit.

Megjithatë, sipas raportimeve të “Football Insider”, Martinelli nuk ka ndërmend të largohet dhe është i gatshëm të luftojë për vendin e tij në “Emirates”.

Aktualisht, ai po hyn në vitin e fundit të kontratës me Arsenalin, ndërsa deri më tani nuk ka zhvillime konkrete sa i përket rinovimit të saj.



Read it all at Bota Sot