Pas deklaratës së spanjollit Carlos Alcaraz, numrit 1 në botë për meshkuj, që tha se “së shpejti do ta humbas vendin tim të parë në renditjen e ATP”, ka ardhur reagimi i italianit Jannik Sinner, aktualisht në vendin e dytë.
Spanjolli e sheh Sinner duke u afruar gjithnjë e më shumë në renditje, pas triumfit të italianit në Indian Wells dhe Majemi javët e fundit. nga Montekarlo, ku janë në fushë të dy tenistët më të mirë në botë, Sinner tha:
“Po luaj në këtë turne sepse jam në shtëpi dhe stërvitja më e mirë është ndeshja.
Si unë ashtu edhe Alcaraz po luajmë për tituj, renditja është dytësore tani për tani. Turnetë më të rëndësishëm që vijnë janë Parisi dhe Wimbledon“.