Si pësoi lëndime me motor dhe vdiq në Prevallë shtetasi amerikan, Policia në Prizren jep detaje

- Gazeta e Prizrenit

Si pësoi lëndime me motor dhe vdiq në Prevallë shtetasi amerikan, Policia në Prizren jep detaje
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti me motor në Prizren.

Sipas raportimeve, viktima, mashkull shtetas i huaj, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi motori me të cilin po lëvizte është rrokullisur.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Raporti i plotë i policisë për këtë rast:

HETIM I VDEKJES

Prizren 09.04.2026. Raportohet se si pasojë e rrokullisjes së motorit viktima mashkull shtetas I huaj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalur njësitet përkatëse, ndersa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion. / GeP



Read it all at Gazeta e Prizrenit