City bën gati goditjen e parë në verë, 65 milionë euro për lojtarin e Nottingham

- Bota Sot

City bën gati goditjen e parë në verë, 65 milionë euro për lojtarin e Nottingham

Manchester City është shumë pranë finalizimit të një goditjeje të rëndësishme në merkato, teksa ka avancuar ndjeshëm në garën për mesfushorin e Nottingham Forest dhe përfaqësueses angleze, Elliot Anderson.

Sipas raportimeve të Manchester Evening Neës, palët kanë arritur një marrëveshje paraprake për një transferim që kap vlerën e rreth 65 milionë paundëve.

Mesfushori i talentuar ishte ndjekur më parë edhe nga Manchester United, por duket se “qytetarët” kanë marrë avantazhin vendimtar dhe janë shumë pranë ta transferojnë në “Etihad Stadium” gjatë merkatos së ardhshme.

Elliot Anderson konsiderohet si një nga talentet më premtues në Premier League, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Nottingham Forest.

Forma e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha angleze, por aktualisht është Manchester City që duket më pranë sigurimit të shërbimeve të tij.



Read it all at Bota Sot