Shqiptari që po trondit serbët! Suspendimi dhe mesazhi i djeshëm aty ku brohoritet Kosova...

- Bota Sot

Shqiptari që po trondit serbët! Suspendimi dhe mesazhi i djeshëm aty ku brohoritet Kosova...

Sanxhaku është i shqiptarëve. 

Sanxhaku është halë në sy për Beogradin.

Cërvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit sa herë që luajnë në tokën e Sanxhakut, gjithmonë hasin në rivalitet dhe atmosferë të zjarrtë në stadiumin e Novi Pazarit.

Kështu nuk ishte dje në tokën e Sanxhakut, për faktin se Federata e Futbollit e Serbisë ka kohë që ka marrë vendim skandaloz, duke dënuar klubin e Novi Pazarit që disa ndeshje të luajë pa tifozë.

Partizani i Beogradit fitoi dje në Novi Pazar me rezultat 3:2 ndaj Novi Pazarit, por do të mbajnë mend një shqiptar që shënoi eurogol në minutë ne 45+1, ku portieri Marko Millosheviq e përcolli vetëm me sy topin duke u përplasur në këndin e epërm.

Është fjala për shqiptarin Driton Camaj nga Mali i Zi, i cili deri me tash ka shënuar gjashtë gola. 

Paraqitjet e tij po tronditin futbollin serb, sepse nuk ka ndeshje pothuajse që nuk shënon e asiston.

Nga ana tjetër, në tribunat e skuadrës nga Sanxhaku, dje u pa edhe pano me mesazhin drejtuar serbëve:

“Dhe nëse nuk jemi këtu për shkak të ndalimit, veriu (tribuna e veriut) është me ju deri në fund”.

Duhet theksuar se në këtë stadium në Sanxhak, tifozët shpesh brohorasin, hiq më larg se para një muaj e më tepër (5 mars, Kupa e Serbisë), u brohorit: Kosova është shqiptare në përballje me Cërvena Zvezdën, ky mesazh serbët i revoltoi tejmase për faktin se ua kujtoi se Sanxhaku është shqiptarë.



Read it all at Bota Sot