Maqedonia në konkurrencë të femrave, Aleksandar Andov, ka bërë publike listën e futbollisteve që pritet të paraqiten në ndeshjen kualifikuese kundër Hungarisë,.
Andov në disponim do të ketë gjithsej 23 futbolliste, të cilat ditëve në vijim do të përgatiten në Ohër. Grumbullimi do të ndodh me datë 10 prill.
Ndeshjen e parë vashat tona do ta zhvillojnë me datë 14 prill në Manastir në stadiumin “Petar Milloshevski” me fillim në ora 16:00, ndërsa ndeshja e dytë në program do të jetë me datë 18 prill në fushën e kundërshtarit.
Futbollistet e ftuara:
Portierë:
Evgenija Veljanovska (KFF Skopje), Viktorija Pançuruva (KFF Tiverija – Brera), Berna Kabaçki (Holandë);
Reparti i mbrojtjes:
Slagjana Gjorgieva (KFF Tiverija – Brera), Ane Boshevska (KFF Tiverija – Brera), Pavlinka Nikolovska (KFF Tiverija – Brera), Mila Paneva (KFF Skopje 2014), Elena Panevska (Slloveni), Iva Jovanovska (KFF Ljuboten), Katerina Petkova (KFF Spartak Suboticë – Serbi), Rabije Dervishi (KFF Skopje), Lora Sulejmani (Francë);
Reparti i mesfushës:
Teona Galabovska (KFF Tiverija – Brera), Biljana Panevska (KFF Tiverija – Brera), Hava Mustafa (KFF Ljuboten), Aleksndra Markovska (KFF Ljuboten), Eva Veliçkovska (KFF Ljuboten), Melani Cvetkoviq (KFF Cyrih – Zvicër), Bojana Petkova (Polonia), Shqipe Saliji (St. Heisen – Gjermani);
Reparti i sulmit:
Jovana Pavlovska (KFF AS Junajted), Melanija Grozdanova (KFF Luboten), Yllza Maksuti (KFF Luboten);