Milito vlerëson Chivun

- Bota Sot

Milito vlerëson Chivun

“Christian Chivu është njeriu i duhur për Interin, e dinim që do të bëhej një trajner i madh”.

Këto janë fjalët e Diego Milito, i cili në DAZN lavdëroi ish-shokun e tij të skuadrës gjatë emisionit “Giorgia’s Secret”.

Të dy ndanë dhomat e zhveshjes tek Interi nga 2009 deri më 2014, periudhë ku fituan Champions League, Botërorin e Klubeve, kampionatin, Superkupën Italiane dhe dy Kupa Italie.

Duke folur për ish-bashkëlojtarët, Milito theksoi: “Shumë prej tyre ishin trajnerë që në fushë”. Ai përmendi edhe Esteban Cambiasso: “Edhe për të parashikonim një të ardhme të tillë, është e çuditshme që ende nuk është realizuar. Për mua ka potencial të madh për të bërë mirë si trajner”.

Aktualisht, eksperienca e tij e vetme në stol mbetet viti 2018, kur ishte ndihmës i José Pekerman te Kolumbia. Mes emrave që sipas tij do të bëjnë karrierë të madhe është edhe Thiago Motta: “Do të dëgjojmë shumë për të, është shumë i fortë dhe do ta tregojë”.

Për Lautaro Martínez: “Ka ende shumë vite për t’i dhënë Interit, por dyert e Racing janë gjithmonë të hapura për të”. Ai kujtoi debutimin e sulmuesit më 1 nëntor 2015: “Që atëherë dukej se ishte një djalë i jashtëzakonshëm”.



Read it all at Bota Sot