Hapet thirrja për mbështetje financiare për projektet e OJQ-ve të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare

- Bota Sot

Hapet thirrja për mbështetje financiare për projektet e OJQ-ve të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara dhe licencuara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në mbështetjen e kategorive sociale dhe fuqizimin e familjes/individëve në nevojë sociale, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zbatimin e objektivave dhe aktiviteteve në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Sipas njoftimit të ministrisë afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 7 ditë pune dhe përfundon më 22 Prill 2026, në orën 16:00.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në zarfe të mbyllura me postë ose personalisht, në adresën e Ministrisë:

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës ÇlirimtareZyra e ArkivitAdresa: Rr. ‘Edit Durham’, nr. 4610000 PrishtinëDokumentet e dorëzuara në zarfe të mbyllura nuk duhet të hapen para takimit të Komisionit vlerësues.Informacionet e detajuara, përfshirë kriteret dhe procedurat e aplikimit për këtë thirrje publike, janë të publikuara në linkun vijues: https://mpfvlc.rks-gov.net/…/thirrje-publike-per…/



Read it all at Bota Sot