Kupa e Botës “varet” nga mustaqet e presidentit

- Bota Sot

Kupa e Botës “varet” nga mustaqet e presidentit

Tifozët e Argjentinës kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale që presidenti Javier Milei të vendosë të mbajë mustaqe deri në fundin e Kampionatit Botëror të këtij viti.

Kërkesa e çuditshme lidhet me rastësinë që ka ndodhur në tre edicionet e mëparshme dhe mund t’i sjellë fat Messit me shokë për të mbrojtur kurorën si kampion bote.

Në 3 edicionet që Argjentina ka fituar Botërorin, në vitin 1978, 1986 dhe atë 2022, presidentët e vendit, Rafael Videla, Raúl Alfonsín dhe Alberto Moreno, kanë pasur mustaqe.

Ndërkohë që në 3 finalet që skuadra albiceleste ka humbur, në vitet 1930, 1990 dhe 2014, ndodhi e kundërta.

Argjentinasit janë një nga popujt më supersticiozë dhe besojnë në rastësi të tilla dhe, sipas tifozëve, presidenti Milei ka në dorë fatet e këtij Botërori. Si të mos mjaftonte fakti që kanë në ekip Leo Messin, një prej më të mirëve të historisë së futbollit, në SHBA duhen edhe mustaqet e presidentit.



Read it all at Bota Sot