Sancho pritet të bëhet agjent i lirë së shpejti.
Sipas Fabrizio Romano në një intervistë të kohëve të fundit, bordi i Manchester United ka vendosur të mos e aktivizojë opsionin e zgjatjes së kontratës për sulmuesin 26-vjeçar Jadon Sancho.
Raportohet se marrëveshja aktuale e Sanchos me Djajtë e Kuq është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, ekziston një klauzolë që i lejon klubit të zgjasë kontratën e tij për një vit tjetër, por Manchester ka zgjedhur të mos e ushtrojë atë.
Kjo do të thotë se tani është zyrtare: Sancho do të bëhet agjent i lirë brenda vetëm dy muajsh.
Ky vendim nga Manchester United vjen si një surprizë, duke pasur parasysh se Sancho u transferua për 100 milionë euro nga Borussia Dortmund në vitin 2021. Tani, në media po qarkullojnë thashetheme se Sancho mund të rikthehet te Dortmund këtë verë.
Këtë sezon, Sancho luan për Aston Villan në formë huazimi.