Luis Suarez i gatshëm për ta ndihmuar Uruguain në Kupën e Botës

- Bota Sot

Luis Suarez i gatshëm për ta ndihmuar Uruguain në Kupën e Botës

Luis Suarez i gatshëm për ta ndihmuar Uruguain në Kupën e Botës:

Nuk do t’i them kurrë jo vendit tim

Luis Suarez ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar kombëtaren e Uruguai në Kupën e Botës.

39-vjeçari i cili njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja në shtator 2024, ka thenë se nëse merr ftesë, nuk do të mund ti thoshte jo.

“Sigurisht, ekipi kombëtar është gjithmonë ajo që duam.

Ne fillojmë të mendojmë për të sot, është në mendjet tona, dhe me afrimin e Kupës së Botës, nëse ata kanë nevojë për ty… çfarë bën? Unë kurrë nuk do t’i them jo vendit tim.

Është e pamundur për mua të them jo, për sa kohë që ende luaj, për sa kohë që mbetem aktiv.”, deklaroi Suarez në një intervistë me El Pais.

Luis Suarez luajti ndeshjen e tij të fundit për Uruguain kundër Paraguait më 9 shtator të vitit 2024.



Read it all at Bota Sot