Kombëtarja vijon përgatitjet, nesër udhëton drejt Uellsit për sfidën e parë të muajit

- Bota Sot

Kombëtarja vijon përgatitjet, nesër udhëton drejt Uellsit për sfidën e parë të muajit

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka hyrë në ditën e katërt të përgatitjeve intensive në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të sfidës së parë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2027 ndaj Uellsit.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, përfaqësuesja kuqezi po zhvillon seanca të plota stërvitore, me fokus si në aspektin fizik ashtu edhe në atë taktik.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe pa asnjë shqetësim dëmtimesh.

Vajzat kuqezi do të zhvillojnë një tjetër seancë stërvitore nesër paradite në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Uellsit, ku i pret përballja e parë e këtij muaji ndaj Uellsit.

Ndeshja Uells – Shqipëri do të luhet më 14 prill, në orën 20:15, në stadiumin “Stok Cae Ras.



Read it all at Bota Sot