Pengesa më e madhe te Dortmundi

- Bota Sot

Pengesa më e madhe te Dortmundi

Si duhet ta përfundoj një ekip një sezon në të cilin është i sigurt si nënkampion dhe është eliminuar nga të gjitha kompeticionet e tjera?

Trajneri Niko Kovaç, ka ide të qarta për këtë dhe thekson rëndësinë e një lojtari që mungon.

Me 64 pikë, Dortmund ndodhet mes kampionëve të mundshëm Bajernit (73 pikë) dhe ndjekësve Shtutgart dhe Lajpcig (të dyja me 53 pikë).

Falë fitores 2-0 në Shtutgart të shtunën e kaluar, BVB me siguri do të kualifikohet sërish në Ligën e Kampionëve.

Sipas Kovaç, lojtarët e tij ishin shumë të entuziazmuar pas ndeshjes, siç shpjegoi trajneri në konferencën për shtyp para ndeshjes në shtëpi kundër Leverkusen.

“Ishte një ndeshje e fortë, jo një spektakël i madh, sepse kishte shumë në lojë për të dyja ekipet dhe djemtë ishin shumë të lumtur më pas,” tha trajneri. “Kjo fitore na vendos fort në vendin e dytë.

Gëzimi dhe entuziazmi, sidomos pasi nuk kemi pasur shumë sukses në Shtutgart vitet e fundit, ishin shumë të mëdha.” Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të thotë që 6 ndeshjet e fundit duhet të merren më lehtë:

“Kjo duhet të na jap më shumë motivim për ndeshjet e ardhshme kundër Leverkusen dhe Hofenhajm.” Më konkretisht: “Sigurisht, kemi një avantazh prej 14 pikësh ndaj Hofenhajm dhe edhe më shumë ndaj Leverkusen. Por qëllimi ynë mbetet të fitojmë ndeshjet e mbetura. Për këtë dua të përdor lojtarët që janë në formë dhe që tregohen mirë në stërvitje, të gjithë kanë mundësi të provojnë veten.”

Për momentin, fokusi është te Leverkusen. “Ndeshja e kupës është pas nesh,” theksoi Kovaç. “E dimë që Leverkusen ka nevojë për pikë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kthyer ndeshjen në favorin tonë.” Siç u përmend, nuk ka vend për vetëkënaqësi. Përkundrazi, plani është të luhet me më shumë energji krahasuar me ndeshjen kundër Shtutgartit, ku dyshja sulmuese Guirasi dhe Maksimilian Bajer ishte pothuajse e izoluar nga pjesa tjetër e ekipit. Edhe mesfusha po ndjen mungesën e Feliks Nmeçës.

Sipas Kovaç, ai do të mungoj ende: “Feliks ka nevojë për kohë, por është në rrugën e duhur. Shpresoj ta shohim përsëri këtë sezon.” Megjithatë, kjo nuk është e sigurt. Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsman, ka shprehur shqetësim edhe për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

“Është për të ardhur keq që mungon. Nuk është e lehtë ta zëvendësosh, sepse Feliks është një lojtar fantastik. Pa të jemi një ekip ndryshe sesa me të.”.



Read it all at Bota Sot