Kristjan Asllani është ulur në stol te Beshiktashi për sfidën e sotme.
Ndodh për herë të parë, pasi kishte fituar vendin e titullarit. Trajneri Sergen Jalçin nuk e preferon nga fillimi, ndërsa prej orës 19:00 është rezervuar sfida me Antaljaspor.
Ky vendim vjen pas humbjes 1 me 0 ndaj Fenerbahçes ku Asllani luajti si titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 67-të. Asllan kishte shtatë javë radhazi, që preferohej nga fillimi.
Kujtojmë se mesfushori i Kombëtares është huazuar nga Interi. Dhe ky vendim shton zërat që Asllani do të kthehet sërish në Itali, pas përfundimit të sezonit.
24-vjeçari nuk u preferua tek Interi gjatë këtij edicioni, që të merrte më tepër minuta në fushën e blertë. Huazimi te Torino rezultoi një dështim, ndërsa mbetet për t’u parë në vazhdim çfarë do ndodhë me Beshiktashin.