Fitorja me Teutën i futi “në shina”

- Bota Sot

Fitorja me Teutën i futi “në shina”

Vora u rikthye te fitorja në shtëpi pasi mposhti 1-0 Teutën fundjavën e kaluar, duke i dhënë fund ecurisë negative prej 10 ndeshjeve radhazi.

Me këtë sukses, vorakët parakaluan Tiranën duke marrë vendin e 8-të në zonën e “play-out” dhe do të bëjnë çmos të përsërisin të njëjtin skenar dhe në Vlorë ndaj një tjetri rivali për mbijetesën siç është Flamurtari.

Të besuarit e Arjan Bellait kanë në favorin e tyre statistikat në përplasjet direkte, pasi në 5 takimet e fundit me vlonjatët, skuadra ka 2 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje, çfarë tregon për një rendiment pozitiv të këtij ekipi sa herë ka zbritur në fushë ndaj këtij kundërshtari.

Edhe lojtarët ndihen më të motivuar për të “shpëtuar” Vorën që të qëndrojë edhe edicionin e ardhshëm në Abissnet Superiore.

Kur kanë mbetur edhe 16 pikë në lojë, te Vora janë të uritur të marrin pikët që iu duhen për të siguruar edhe matematikisht mbijetesën.



Read it all at Bota Sot