I ftuar në “Canal Trece” në Argjentinë, Guido Icardi, vëllai i Mauro Icardit, foli për marrëdhënien me sulmuesin që aktualisht luan te Galatasaray. “Nuk kemi kontakte, nuk flasim prej 10 ose 11 vitesh. Herë pas here i dërgojmë vetëm urime për ditëlindje, por asgjë më shumë”, – zbuloi Guido.
Ai shtoi se suksesi dhe paratë e kanë ndryshuar shumë vëllanë futbollist: “Mauro ndryshoi pasi pati sukses në futboll dhe fitoi shumë para. Vinim nga një familje shumë e varfër, për një periudhë kemi jetuar në garazhin e një klubi futbolli në Argjentinë”.
Guido kujton se dikur ishin shumë të lidhur: “Ishim vërtet shumë të afërt. Kishim plane të përbashkëta, por gjithçka përfundoi në harresë.
Po mendonim të krijonim një markë veshjesh, por nuk u bë asgjë. Ai u largua gjithnjë e më shumë, paratë e ndryshuan shumë. Kaloi në një nivel tjetër social dhe ekonomik, prandaj nuk e kemi parë më”.