Drejtori i përgjithshëm sportiv i Shkëndijës së Haraçinës, Sulejman Halimi, ka folur pë para ndeshjes derbi me Osogovën në Koçanë,luhet sot me fillim prej orës 15:30 minuta.
Ai tha se objektivi i skuadrës së tyre është titulli i kampionit në Ligën e dytë dhe për ta arritur atë duhet mposhtur çdo kundërshtar.
Drejtori Halimi ka folur për atmosferën në ekip para këtij dueli.
“Sotna pret një ndeshje e vështirë, por në fushë do të dalim pa frikë, ku për objektiv kryesor e kemi vetëm fitoren. Dhe, për ta arritur atë, duhet të mposhtim çdo skuadër, pra edhe Osogovën. Shkëndija nuk ndryshon stilin e lojës për asnjë kundërshtar.
Atmosfera në skuadrën tonë është e jashtëzakonshme dhe shpresoj që kjo atmosferë të reflektohet edhe nesër, që përballë rivalit tonë të zhvillojmë një lojë ofensive dhe dinamike”, ka deklaruar Halimi për TV Open-TV.
Pas javës së 23-të, Ohrid, Bregallnica e Shkëndija kanë nga 52 pikë, pasojnë Skopje 50, Bellasica 45 dhe Osogova e gjashta me 43 pikë.