“Alarm” te Partizani!

- Bota Sot

“Alarm” te Partizani!

Karlos Martinez iu nënshtrua sot ndërhyrjes kirurgjikale në shpatullën e djathtë. Klubi ka publikuar komunikatën zyrtare për mbrojtësin.

Partizanit vazhdojnë të mos i ndahen operacionet, duke qenë për rekord në këtë sezon. Tashmë duhet të bëjë pa Martinez, ndërsa Marjus Kola është alternativa e vetme për ta zëvendësuar. Kujtojmë se më parë në krahun e djathtë të mbrojtjes u dëmtua Albion Marku duke mbyllur po ashtu sezonin.

Postimi i Partizanit:

“Carlos Martinez kryen me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vllaznisë. Mbrojtësi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatullën e djathtë në ambjentet e Spitalit Amerikan 3.

27 vjeçari së shpejti do të fillojë edhe fazën e rehabilitimit nën kujdesin e stafit mjekësor të ekipit.
FK Partizani i uron Carlos Martinez rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”.



Read it all at Bota Sot