Dajti dhe Primo MFC sigurojnë finalen e Kupës së Kampionit

- Bota Sot

Dajti dhe Primo MFC sigurojnë finalen e Kupës së Kampionit

Janë zhvilluar gjysmëfinalet e Kupës së Kampionit në FSHF Sunday League, duke përcaktuar dy skuadrat finaliste që do të luftojnë për trofeun.

Në gjysmëfinalen e parë, FC Dajti siguroi kualifikimin pas një fitoreje të pastër 2-0 ndaj Immi, në një ndeshje ku Dajti tregoi më shumë kontroll dhe efikasitet në momentet vendimtare.

Gjysmëfinalja tjetër mes Dymbëdhjeta dhe Primo MFC ishte shumë e luftuar dhe u mbyll në barazim 0-0 në kohën e rregullt. Fituesi u përcaktua nga goditjet e penalltive, ku Primo MFC u tregua më i saktë duke fituar 4-1 dhe duke siguruar biletën për në finale.

Finalja e Kupës së Kampionit në FSHF Sunday League do të zhvillohet të enjten, më 16 prill, në Shtëpinë e Futbollit, në orën 20:00, ku përballë do të jenë FC Dajti dhe Primo MFC.

Një duel që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione deri në fund për trofeun e këtij sezoni.



Read it all at Bota Sot