Barcelona ka marrë një lajm të mirë para derbit lokal ndaj Espanyolit.
Kjo pasi që ylli holandez, Frenkie De Jong është rikthyer nga lëndimi të cilin e la jashtë fushe që nga shkurti.
Rikthimi i tij është ajo çka i duhej Barçës, të cilët vuanin për një mesfushor kreativ sikur ai.
Barcelona, pret në “Camp Nou” rivalin e saj Espanyolin, ku në rast të fitores e bën diferencën në 9 pikë ndaj vendit të dytë, Real Madridit.