Jamal dhe Pedri që nga minuta e parë në derbi, Flik “kursen” disa titullarë për Championsin! Si rreshtohet Barça dhe Espanjoli!
Barcelona ka gjithçka në duart e saj për titullin e La Ligas.
Blaugranat presin Espanjolin në orën 18:30 dhe në rast fitoreje, shkojnë në të +9 nga Reali i vendit të dytë.
Pavrësisht duelit të rëndësishëm të së martës, ku Barça do të kërkojë përmbysjen e madhe në Champions ndaj Atletikos, Hansi Flik nuk ka bërë shumë ndryshime.
Ai ka aktivizuar nga minuta e parë Jamal dhe Pedrin, ndërsa ka lënë në stol Levandovskin, Rashford, Dani Olmon, Zhyl Kunde.