Ish futbollisti i Kombëtares, Klaus Gjasula vazhdon të jetë në superformë dhe këtë e shfaqi edhe në ndeshjen e sotme.
Në minutën e 90’+1′, ai mori një top të mirë në zonë, gjuajti me të djathtën drejt portës duke shtangur miqtë. Menjëherë komentatori bërtiti: “Klaus Gjasula, Game Over!”
Por festa nuk zgjati shumë për mesfushorin të cilit iu hoq goli dhe u quajt autogoli i Giorgos Antzoulas.
Në fund skuadra e tij Rot-Ëeiss Essen triumfoi me rezultatin 4-1 dhe është drejt ngjitjes në Bundesligën 2 gjermane.