Dy muaj kohë për të treguar vetën, Ancelotti i jep ultimatum Neymarit

- Bota Sot

Dy muaj kohë për të treguar vetën, Ancelotti i jep ultimatum Neymarit

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se paraqitjet e Neymar po vlerësohen aktualisht nga kombëtarja, duke lënë të hapur mundësinë që ai të jetë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës, pavarësisht mungesës së tij në grumbullimin e muajit të kaluar.

Neymar po rikthen formën e tij te Santos FC, ku ka qenë vendimtar në fitoret e fundit dhe ka dhuruar paraqitje mbresëlënëse për tifozët.

Ancelotti ka theksuar se ish-ylli i Barcelonës duhet të vazhdojë me këtë ritëm edhe për dy muajt e ardhshëm për të siguruar një ftesë nga ekipi kombëtar.

“Për momentin ai po vlerësohet nga Brazilian Football Confederation, nga unë dhe ka ende dy muaj kohë për të treguar se ka cilësitë për të luajtur në Kupën e Botës së ardhshme,” u shpreh tekniku italian.

“Unë do të ftoj lojtarët që janë fizikisht të gatshëm.

Pas lëndimit në gju (në dhjetor), Neymar është rikthyer mirë; ai po shënon gola. Ai duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe të përmirësojë formën fizike. Është në rrugën e duhur,” shtoi ai.

Ancelotti në muajin qershor do ta zbulojë listën vendimtare të Brazilit, i cili synon ta fitojë Kupën e Botës pas shumë viteve.



Read it all at Bota Sot