Trabzonspori ka humbur mundësinë e artë për të vënë nën trysni ekipin e Gallatasarajt kryesues teksa i ka dhënë një goditje shanseve të veta për trofeun duke u ndalur në ndeshjen e sotme në transfertë përballë Alaniaspor.
Ernest Muçi, ashtu si një javë më parë, ishte përsëri jashtë skuadrës për ndeshjen në fjalë, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që ka pësuar.
Dhe mungesa e tij ndjehej në fazën ofensive të Trabzonspor, që nuk ia doli të ishte efikas në repartin e avancuar.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, që praktikisht i jep mundësinë Gallatasarajt të vendit të parë që të çojë nesër në 6 pikë distancën nga ndjekësi, duke vënë një dorë te trofeu i radhës kur i mbeten pak javë deri në fundin e sezonit.
Ajo që shqetëson më shumë Trabzonsporin gjithsesi, është fakti se tashmë mund të humbasë ndaj Fenerbahçes edhe vendin e dytë, që i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve dhe të ardhura shumë të rëndësishme këtij klubi.