Muriq i lumtur te Sassuolo: E dua Italinë dhe këtë klub

- Bota Sot

Muriq i lumtur te Sassuolo: E dua Italinë dhe këtë klub

Aro Muriq po kalon kohën e tij më të mirë në Serie A.

Te Sassuolo, ai është shndërruar në një portierët më të mirë të kësaj lige, duke treguar performanca të larta.

Ai po ashtu tregoi edhe të pathëna rreth kësaj lëvizje, duke treguar se ishte afër të kthehej në Turqi, por që u bind nga trajneri Fabio Grosso për të ardhur te Sassuolo.

“E dua Italinë dhe këtë klub. Te Sassuolo i kam borxh shumë Fabio Grossos.

Kur arrita, isha duke u kthyer nga një lëndim i rëndë.

Nuk luajta për disa muaj dhe të gjithë menduan se kisha përfunduar. Isha duke shkuar për Turqi, por pastaj trajneri arriti të më bindi”, ishin fjalët e Muriq.

Muriq, deri më tani ka bërë 30 paraqitje me Sassuolon duke e mbajtur plot 6 herë portën e paprekur.



Read it all at Bota Sot