Ernest Gjoka: Duhej të kishim reaguar pak më mirë

- Bota Sot

Ernest Gjoka: Duhej të kishim reaguar pak më mirë

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, e ka cilësuar fitoren ndaj Burrelit si një provë karakteri të ekipit të tij, teksa ka theksuar se ndaj korçarëve të gjithë jepnin maksimumin.

“Mendoj se duhej të kishim reaguar pak më mirë, po të mos ishte humbur penalltia duhej të ishim pak më të qetë.

Burreli më shumë u mbrojt dhe mundohej të na kapte në kundërsulme, loja ka qenë totalisht në dorën tonë. Por duhet të jemi më të qetë, ndeshjet janë shumë vështira.

Kundër nesh të gjithë japin maksimumin, ndaj në këto situata ne duhet të bëjmë gjithmonë maksimumin tonë.

Janë ndeshje të vështira, të forta, falënderoj futbollistët që nuk u dorëzuan asnjëherë.

Është çështje karakteri që kjo skuadër çdo javë, edhe pse ka shumë barriera e luftë kundër nesh, ne vazhdojmë e fitojmë.

Kundërshtarin e dinim që luante me topin e gjatë, nuk patëm rrezik, dy rastet e tjera ishin dy goditje këndi, një ia dhamë ne. Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim ne.

Ne e dinim që kundërshtari do të ishte shumë i fortë, agresiv, duke bërë maksimumin e tyre, si asnjëherë tjetër. Bravo i qoftë se ndoshta kanë qenë të motivuar ekstra.

Por ne duhet të jemi më të qetë që ne ta mbyllim ndeshjen më shpejt”, tha Gjoka për “Korça Boom” pas fitores.



Read it all at Bota Sot