Skandali me moshën e lojtarëve

- Bota Sot

Skandali me moshën e lojtarëve

Futbolli i moshave në Maqedoninë e Veriut po përballet me një fenomen shqetësues që po vret garën e ndershme dhe po dëmton rritjen e talenteve të reja. 

Në postimet e tyre me tone ironike, TV Globi pyet nëse lojtarët “misteriozë” janë vërtet 9, 10 apo 12 vjeç, duke aluduar se rezultatet po parashkruhen në prapaskenë dhe jo në fushën e blertë.

“Duket sikur futbolli nuk luhet më në fushë, por në prapaskenë…

Rriten fëmijët me ëndrra, ndërsa të rriturit i shndërrojnë në skenarë të parashkruar”, thuhet në reagimin e tyre që u bë shpejt viral.

Reagimi i legjendës: Argjend Beqiri kërkon korrektësi

Kësaj problematike nuk ka mundur t’i qëndrojë indiferent as legjenda e futbollit në Maqedoni, Argjend Beqiri. Përmes një komenti, ai ka kërkuar nga organizatorët dhe trajnerët që të kenë fokusin te edukimi dhe kënaqësia e fëmijëve, e jo te rezultati me çdo kusht.

“Nuk dmth gjatësia e portierit, ka raste të tilla në futboll, por për korrektësi dhe fer-plej, organizatori duhet t’i identifikojë të gjithë fëmijët që garojnë. Për fat të keq, disa trajnerë duan vetëm fitore…

Në këtë moshë nuk kërkohen rezultatet, por emocionet dhe kënaqësia”, ka shkruar Argjend Beqiri, duke bërë thirrje që këto gabime të përmirësohen në të ardhmen.



Read it all at Bota Sot